Connect with us

Sport

Thaqi: Kam rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk kam asnjë simptomë

Publikuar

Drita si kampion ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Gjilani si nënkampion në Ligën e Evropës, së bashku me FC Prishtinën si fituese e Kupës së Kosovës.

Por, pandemia COVID-19 ndikoi keq te klubet kosovare, të cilat u përballën me probleme të shumta jashtë vendit, me disa raste pozitive me virusin korona.

Dritës iu anulua ndeshja në Ligën e Kampionëve ndaj Linfieldit, duke zbritur në Ligën e Evropës, ashtu si edhe FC Prishtinës ndeshja me Lincoln Red Impsin, derisa Gjilani në tentimin e dytë e zhvilloi ndeshjen ndaj Tre Pennes, të cilin e fitoi me shifrat 1:3.

Mbrojtësi dhe kapiteni i FC Prishtinës, Armend Thaqi në një intervistë me “Zerin” ka thënë se situata e krijuar së fundmi në klubin prishtinas ka qenë dëshpëruese.

“Janë ndjenja jo të mira sepse po na shkon një vit mundi poshtë, por kjo është situata e krijuar në gjithë botën dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm duhet të pajtohemi me këtë”, deklaroi fillimisht Thaqi.

Thaqi ishte ndër futbollistët e rezultuar pozitiv me virusin korona, por që ai thotë se nuk e ka asnjë simptomë.

“Puna e virusit është pak e vështirë sepse po dalin pozitiv edhe ata lojtarë që e kanë kryer infeksionin para një muaji apo më shumë”, potencoi ish-mbrojtësi i Gjilanit.

“Personalisht, nuk kam asnjë simptomë të vetme të virusit dhe kam dalur pozitiv”, insistoi Thaqi.

Për fund, në lidhje me të ardhmen e tij, Thaqi deklaroi se shumë shpejt gjithçka do të dihet.

“Nuk ka ende diçka konkrete për të ardhmen time. Presim këto ditë të sqarohet gjithçka”, përfundoi Armend Thaqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK