Connect with us

Uncategorized

Përmbytje masive në Turqi, raportohet për katër viktima si dhe 11 persona të zhdukur (VIDEO)

Publikuar

Të paktën katër persona kanë ndërruar jetë të dielën dhe 11 të tjerë u raportuan të zhdukur për shkak përmbytjeve masive në rajonin e Giresun të Turqisë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell InfoShqip, autoritetet thanë se nga këto përmbytje rreth 133 persona u shpëtuan, kurse 11 personat e tjerë janë duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe 12 banorë të tjerë pësuan lëndime nga kjo dukuri.

“Deri më tani mund të them se katër persona humbën jetën, ndërkohë kërkimi i 11 personave të tjerë është duke vazhduar. Një nga katër që ndërroi jetë ishte një oficer i xhandarmërisë”, u shpreh ministri i punëve të brendshme, Süleyman Soylu.

VIDEO:

NA NDIQ NË FACEBOOK