Connect with us

Kosovë

Momenti rrënqethës, kur 2 vjeçari nga Malisheva gjendet në zonë malore

Publikuar

Është gjendur dy vjeçari i humbur dje në Malishevë, Tian Krasniqi.

Njoftimin për gjetjen e tij e ka bërë faqja në Facebook, “Komuna e Malishevës”, në të cilën thuhet se Tiani është duke u kontrolluar në QKM.

Tiani kishte humbur dje, në fshatin Tërpezë në Malishevë.

Për Periskopin kishte folur edhe xhaxhai i Tianit, Nexhat Krasniqi. Ai thotë se vogëlushi është gjetur shëndoshë e mirë.