Connect with us

Sport

Kur rivaliteti shkon në një dimension tjetër, në Marseille shpallen ”non-grata” fanellat e PSG

Publikuar

Ndeshja do të luhet në Lisbonë të Portugalisë, por masat më të ashpra të sigurisë janë marrë në qytetin francez Marseille. Asnjë tifoz i PSG-së nuk do të lejohet të veshë fanellën e ekipit të tij të zemrës në qytetin francez në ditën e ndeshjes.

Kështu, të gjithë tifozët e Parisit duhet të qëndrojnë në heshtje, përkundrazi do të gjobiten nga policia apo dhe mund të arrestohen. Ky urdhër do të jetë i vlefshëm vetëm ditën e diel, pra ditën kur do të zhvillohet ndeshja.

Policia ka marrë këto masa, duke parë dhe incidentet që ndodhën pas gjysmëfinales së fituar nga PSG-ja në Marseille.

Disa grupe tifozësh të PSG-së dhe Marseilles u përleshën me njëri-tjetrin si dhe një person u arrestua, pasi tentoi t’ia hiqte fanellën një tifozi të Parisit.

Rivaliteti mes dy klubeve franceze dihet dhe pjesa më e madhe e popullsisë në Marseille të dielën do të bëjë tifo për Bayernin. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK