Connect with us

Lajme

Vrau gabimisht shokun/ Stjuart Smakaj mbërrin në gjykatën e Shkodrës, braktiset nga familjarët, asnjë i pranishëm

Publikuar

23-vjeçari Stjuar Smakaj, autori i vrasjes së Gledis Krajës, ka dalë sot para gjykatës së Shkodrës. Ai u shfaq i qetë kur në ambientet e gjykatës, teksa ishte i rrethuar nga forca të shumta policie.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të gjykatës, por edhe jashtë saj nuk janë të pranishëm familjarët e tij.

Stjuart Smakaj, më 17 gusht vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja. Smakaj i cili tashmë është arrestuar, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebastiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.