Sport
ZYRTARE: FC Ballkani përforcon skuadrën me mesfushorin nga Mali i Zi

Skuadra nga Suhareka ka siguruar shërbimet e mesfushorit malazez, Armin Bosnjak.
Bosnjak ka nënshkruar me Ballkanin kontratë tri vjeçare.
Njoftimi i FC Ballkanit:
Armin Bosnjak, është futbollisti i FC Ballkani
Kemi knaqësinë tē ju informojmë se mesfushori ofanziv nga Mali i Zi, sot në ambientet e klubit ka firmosur kontratë e cila e lidh me klubin për tre vite të ardhshme.
Armin Bosnjak ka qenë pjesë e klubeve në ligat e Malit të Zi, si: FK Jedinstvo, FK Iskra, FK Rudar, FK Zeta. Me klubet Rudar dhe Zeta ka përvojë ndërkombëtare pas qe ka luajtur në Europë me këto klube. Ishte pjesë e përfaqësuesës së Malit të Zi për grupëmoshat U/17 dhe U/19
/Lajmi.net/






















