Connect with us

Lajme

Takohen sot Zaev dhe Ahmeti, pritet marrëveshja finale

Publikuar

Sot pritet të zhvillohet takimi që sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit mes kreut të LSDM-së, Zoran dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

Se sot pritet të diskutohen detajet e marrëveshjes u konfirmua dje në kumtesën e partive në të cilën thuhej se “mes dy partive ka pëprparim negociatat për formimin e qeverisë dhe se duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për veprimin e shpejt të institucioneve kyçe në vend për zgjidhjen e sfidave shëndetësore dhe ekonomike të lidhura me Kovid-19, do të mbahet takimi kyç mes Ahmetit dhe Zaevit ku pritet të arrihet marrëveshja vendimtare për Qeveri të re, stabile e përkushtuar me mandate katërvjeçar”.

Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pasditën e djeshme Zaev është takuar edhe me kreun e Besës, Bilall Kasamin./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK