Connect with us

Sport

Henderson dëshiron fanellën e Man Utd

Publikuar

Portieri anglez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm si i huazuar te Sheffield United.

Këto paraqitje kanë bërë që vëmendja për të të jetë shumë e madhe, sidomos nga skuadra që zotëron kartonin e tij, Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Dean Henderson është i gatshëm të qëndrojë në ‘Old Trafford’ për të luftuar për pozitën e titullarit me David de Gea, transmeton lajmi.net.

De Gea ka qenë i paprekshëm në formacionin e United viteve të fundit.

Megjithatë, së fundmi ai ka pasur disa kritika, kurse Henderson në anën tjetër është në mesin e më të lavdëruarve.

Mbetet të shihet nëse misioni i Henderson për të qenë numri 1 i United do të jetë i mundur. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK