Connect with us

Kosovë

Vlera 35 milionë euro: Kosova nënshkruan marrëveshje për reagim emergjent anti-Covid me Këshillin e Evropës

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se Kosova ka nënshkruar marrëveshje financiare me Bankën Zhvillimore të KE-së për projektin për reagim emergjent ndaj Covid-19 në vlerë prej 35 milionë eurosh.

Hoti shkruan:

Nënshkruhet Marrëveshja financiare me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19” në vlerë prej 35 milionë euro.

BZHKE është institucion i Këshillit të Evropës që ka mandat mbështetjen e sektorit social ku përfshihet edhe sektori shëndetësor. Pas goditjes së Evropës nga pandemia, BZHKE ka reaguar me hapjen e dy raundeve të jashtëzakonshme për mbështetjen e 41 vendeve anëtare në ngritje të kapaciteteve shëndetësore për ballafaqim me pandeminë COVID-19.

Ministria e Financave ka punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme që të përmirësohet ndjeshëm trajtimi dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor për të forcuar qëndrueshmërinë dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Në veçanti, kjo marrëveshje do të financojë pajisje mjekësore sipas nevojave të MSH-së dhe SHSKUK-së, si dhe do të financojë në mënyrë retroaktive linjat buxhetore për masat 6 dhe 7 të pakos emergjente sa i përket mbështetjes për sektorin shëndetësor.

Kjo është kredia e parë sovrane me BZHKE-në, dhe kjo mbështetje do të mundësojë implementim të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës.

NA NDIQ NË FACEBOOK