Connect with us

Sport

Barca apo Bayern? Sonte mësohet gjysmëfinalisti i tretë

Publikuar

Pas PSG dhe Leipzig, radha është që njëra nga Barcelona dhe Bayern të prejnë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Në Lisbonë të Portugalisë, Barcelona dhe Bayern kontestojnë njëra tjetrën, në atë që shihet si çerekfinalja më interesante e këtij sezoni.

10 tituj të Ligës së Kampionëve zbresin në fushë, madje, nga skuadrat e mbetura, vetëm këto dy skuadra kanë Ligën e Kampionëve të fituar.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Fituesja e këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e Manchester City – Lyon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK