Connect with us

Sport

Topalli befason të gjithë me ekipin e ri, transferohet në Turqi

Publikuar

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor.

Sipas mediave turke ka mbetur që lojtari të prezantohet edhe zyrtarisht tek klubi i ri.

Ato e kanë krahasuar lojtarin me pasardhësin e Vedat Muriqit.

Malatyaspor ka garuar edicionin e kaluar në Superligë, mirëpo e humbi statusin në javët e fundit dhe tani do të garojë në Ligën e Parë.

22-vjeçari shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Vushtrri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK