Connect with us

Sport

Ylli i Bayern humb Kampionatin Evropian 2020

Publikuar

24-vjeçari iu nënshtrua operacionit të dielën pasi skanimet konfirmuan se ai grisi ligamentin anterior në gjurin e majtë gjatë barazimit 2-2 me Augsburg.

Duke folur para gazetarëve përpara përplasjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve me Olympiacos të martën, Hoeness tha: “Sule mund të harrojë Euron. Kjo është gjithçka e pakuptimtë. Ai duhet të përqendrohet në sezonin tjetër tani”, përcjell lajmi.net.

Vlerësimi i Hoeness do vjen si një goditje për trajnerin e ekipit kombëtar Joachim Low, i cili e ka bërë ish-lojtarin e Hoffenheim si shtyllë kryesore gjatë viteve të fundit.

Sule luajti 90 minutat e plota në miqësoren e javës së kaluar kundër Argjentinës, si dhe në kualifikimin e Euro 2020 kundër Estonisë.

Qendërmbrojtësi, i cili ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat për Bayern këtë sezon, pësoi dëmtimin e njëjtë sikur katër vjet më parë, ndërsa luante për Hoffenheim. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK