Sport
Hargreaves: Ronaldo, e vetmja gjë pozitive e Juventusit në eliminimin nga L.K

Juventus kishte humbur 1:0 ndeshjen e parë në Francë, dhe fitorja 2:1 në ndeshjen e kthimit nuk u mjaftoi atyre për të kaluar në çerekfinale.
Sipas Hargreaves, vetëm Ronaldo tregoi dëshirën e nevojshme për të fituar, dhe në moshën 35 vjeçare, është e drejt të zemërohej për humbjen e një tjetër mundësie për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Ai po driblonte, vraponte te njerëzit, dhe këtë nuk e shohim shumë shpesh tani”, ka deklaruar Hargreaves, përcjell lajmi.net.
“Ai tani nuk mund të ndjehet mirë, është 35 vjeçar dhe nuk i kanë mbetur edhe shumë kohë”.
“Higuain nuk bëri shumë, Bernardeschi kishte mundësi vendimtare. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk bëri mjaft, Ronaldo ishte i vetmi që u përpoq të krijonte”./Lajmi.net/






















