Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Bie numri i të infektuarve në Maqedoni, ja të dhënat e sotme

Publikuar

Duket se Maqedonia më në fund po sheh dritë në fund të tunelit sa i përket krizës me koronavirusin. Në 24 orët e fundit nga 1507 testime të realizuara janë regjistruar vetëm 88 raste me koronavirus, raporton zyrtare.net

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi-2, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Instituti i shëndetit publik ka regjistruar plotë 113 persona të shëruar nga virusi për vetëm 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3557.

Mbetet të shihet nëse kjo rënie e ndjeshme e numrit të të infekutuarve vijon edhe në ditët në vijim atëherë mund të thuhet se pandemia po vihet nën kontroll./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK