Lajme
E fundit/ Kasami: Ishte takim i suksesshëm, u soll vendim i duhur

Pas takimit në vilën Vodno para mediave ka folur edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili theksoi se ka qenë një takim i frytshëm dhe në të është marrë një vendim i duhur.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar zgjedhje të parakohshëm dhe me këtë vendim është moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orientimin e mëtejshëm. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në Samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”, tha Kasami./Zyrtare.com
















