Sport
Marc Marquez operohet për herë të dytë, pritet ta humb edhe Grand Prixin e Çekisë

Pasi nuk mund të garonte gjatë javës së kaluar në Spanjë, Marc Marquez pritet ta humb edhe Grand Prixin e Çekisë.
Kampioni në fuqi pësoi një dëmtim në shpatull pas aksidentit në garën e parë të këtij sezoni.
Nga Honda me anë të një postimi bëjnë të ditur se Marquez i është nënshtruar edhe operacionit të dytë në shpatull.
“Marc Marquez iu nënshtrua operimit të dytë sot, e hënë 3 gusht”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
“Marquez do të qëndrojë në spital për 48 orë para se të lirohet”, thuhet mes tjerash.
Mbetet të shihet nëse gjashtë herë kampioni do të jetë gati për garën e së dielës. /Lajmi.net/






















