Sport
Finalja e Kupës së Ligës vendoset nga penalltitë – PSG fiton Kupën e nëntë duke mposhtur Lyonin që mbetet jashtë Evropës

Një spektakël i dhuruar në ‘Stade de France’ mes PSG dhe Lyon nuk tregoi fitues në finalen e Kupës së Ligës, deri sa erdhi koha për ekzekutimin e penalltive.
Paris Saint Germain dhe Lyon kanë luajtur baras 0:0 në 120 minuta lojë, për t’i lënë gjithçka në dorë lotarisë së penalltive.
Di Maria kishte mundësinë të zhbllokonte sfidën në minutën e 119’, por Rafael ndërhyu për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Neymar nuk u tregua i saktë nga gjuatja e lirë, për të bërë që pas një ndeshje u u treguan tetë kartonë të verdhë dhe një i kuq, të shkohet në penallti.
Në ekzekutimin e penalltive më të qetë ishin skuadra e PSG (6:5) , të cilët edhe siguruan kështu trofeun e Kupës së Ligës.
Traore ishte fytyra tragjike duke gabuar nga pika e bardhë.
Me këtë trofe në sirtar, PSG ka fituar të tri trofetë e mundshëm në futbollin francez këtë edicion. Lyon mbetet jashtë Evropës. /Lajmi.net/






















