Kosovë
Haradinaj: Kam votuar të dyja amendamentet për mjekësinë dhe policinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se i ka votuar në Kuvend të dyja amendamentet për shtesat në paga për personelin shëndetësor dhe policinë.
“Vetëm për korrektësi, pasi i pashë disa reagime nga mjekësia dhe policia:
“I kam votuar të dyja amendamentet që ndërlidhen me këto sektore që unë i vlerësoj shumë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.





















