Connect with us

Lajme

Falja e Kurban Bajramit, Myftiu i Shkupit: Të kemi kujdes në ruajtjen e shëndetit

Publikuar

Besimtarët myslimanë të Shkupit, ashtu siç edhe në mbarë botën, sot festojnë Kurban Bajramin. Pak para orës 06:00 qytetarët shkuan në xhami për të falur Bajramin në ora 06:10 minuta.

Duke respektuar rekomandimet e Bashkësisë Fetare Islame për mbrojtje kundër Covid 19, shumë besimtarë u falën në oborret e xhamive.

Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili erdhi disa minuta para faljes së Bajramit.

Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit nuk pati manifestim qendror për hir të Kurban Bajramit

 “Të gjithë besimtarëve myslimanë, të këtij nën qielli të ua uroj festën e bekuar festën e bukur të Kurban Bajramit me lutje deri tek Zoti i Madhërishëm që tu japë gjithëve, shëndet mirësi dhe bereqet në jetën e familjeve tuaja.

Me një theks të veçantë që edhe këtë Bajram do ta kalojmë pak më ndryshe nga bajramet tjera duke venduar theksin në kujdesin që duhet të kemi në mbrojtjen e shëndetit tonë dhe shëndetin e tjerëve. E gëzofshi dhe qofshi gjithmonë të gëzuar”, tha Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Edhe besimtarët myslimanë që kishin ardhur për faljen e namazit të Bajramit, ndër mesazhet dhe lutjet e tyre ishte që të kenë shëndet dhe të kalojë sa më shpejt kjo pandemi.

 “Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman dhe ishallah sa më shpejt të kalojë kjo pandemi dhe të vazhdojë normaliteti”.

Si kaloi falja e Bajramit?

“Mirë gjithçka ishte në rregull ka pasur distancë kanë qenë me maska”.

 “Mesazhi im është që sa më shpejt të kalojë kjo pandemi dhe të kthehemi në normalitet”.

Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Fesl Islame.

Kjo ditë shënon vullnetin e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhërave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose ndonjë kafshë tjetër të lejuar. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë, i cili këtë vit ka kaluar me masa të veçanta për shkak të Covid 19.

.