Kosovë
Artisti Petrit Halilaj tërhiqet nga eventi në Beograd pasi organizatorët nuk i njohën kombësinë kosovare

Artisti Petrit Halilaj është tërhequr nga Biennial-ja e Beogratit pasi organizatorët e ekzibicionit nuk ia kanë prezantuar si duhet kombësinë e tij kosovare në materialet shoqëruese.
Halilaj është nga Kosova, dhe biennialja është organizuar nga Qendra Kulturore e Beogradit në Serbi, një shtet ky që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Ai është larguar nga ky event pasi e kishte të pamundur të pajtohej me organizatorët rreth mënyrës se si do të quhej emri i vendit të origjinës së tij në listën e artistëve pjesëmarrës, shkruan Artnet, përkthen në shqip Periskopi.
Ky artist i cili jeton në Berlin, e ka shkruar një letër të hapur duke dhënë detaje për përvojën e tij në ekzibicion, që zyrtarisht quhet Salloni i 58-të i Tetorit: Biennialja e Beogradit.
Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe ka një histori mjaft të tensionuar mes dy vendeve. Gjatë luftës së Kosovës, Halilaj thotë se ishte dëbuar nga shtëpia e tij dhe për dy vjet kishte jetuar në kampe refugjatësh.
Ai i është referuar ndodhive të viteve ’98 e ’99 si gjenocid. /Periskopi






















