Kosovë
Ministrja Haradinaj sulmon shefin e saj në qeveri, kryeministrin Hoti për mostransparencë për dialogun

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka folur sonte në emisionin Rubikon të Klan Kosovës para Adriatik Kelmendit.
Haradinaj-Stublla ka folur edhe për mospajtimet e shefit të partisë Ramush Haradinaj me shefin e qeverisë Avdullah Hotin.
“Fillimisht jemi dakorduar që ShBA-të të udhëheqin dialogun. Vetëm atëherë do të kishim epilog final, e jo thjesht të përmbushet agjenda e dikujt.” – tha ajo duke kritikuar udhëheqjen e BE-së të temës së dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Periskopi.
“Ne kemi konfliktuoze mes z.Lajçak e z.Borrell, kur njëri thotë nuk mund të bëhet më katolik se papa e tjetri thotë se normalizimi i marrëdhënieve nuk nënkupton njohje reciproke,” shtoi ministrja.
Znj.Haradinaj ka deklaruar se vendimi i kryeministrit Hoti për të mos ftuar asnjë anëtar në dialog nga partia e saj në koalicionin qeverisës ishte i padrejtë.
“Mungesën e ministrit tonë (në dialog) e kemi parë si mungesë transparence,” – thotë më tej ajo. /Periskopi






















