Sport
“Personaliteti i Ibras, vendimtar për Milanin”

Ish reprezentuesi i Suedisë ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje që nga rikthimi në Serie A.
“Ibra na ka përmirësuar neve në shumë mënyra në fushë, duke na dhënë zgjidhjet që ne nuk i kishim më parë”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.
“Ai ka një prezencë të rëndësishme, si fizikisht ashtu edhe teknikisht, duke krijuar shumë hapësira për shokët e skuadrës”.
“Sa i përket personalitetit dhe karakterit të tij, ai ishte padyshim vendimtar”./Lajmi.net/






















