Connect with us

Lajme

Vrasja e 46 vjeçarit në Fier, del para gjykatës dorasi

Publikuar

Ka arritur në Gjykatën e Fierit Aliond Saliaj, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

31 vjeçari Aliond Saliaj qëlloi me thikë bashkëfshatarin Përparim Seati 46 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Konflikti i përgjakshëm kishte nisur disa orë më parë kur vëllai i viktimës dhe kushëriri i tij kishin shkuar në banesën e Saliajt duke rrahur nënën e moshuar të autorit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Vëllai dhe nipi i viktimës, Agron Seati dhe Gazmir Seati, akuzohen se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.

Pritet vendimi i Gjykatës së Fierit për tre të arrestuarit.