Sport
A do të marrë Rangnick drejtimin e Milanit? Ky është lajmi i fundit nga Gjermania

Milan ka qenë në negociata me Rangnick që një kohë të gjatë, me raportimet që kanë nisur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Negociatat drejt një marrëveshje finale ishin rritur ditëve të fundit, ndërsa në shumë media raportohej se një gjë e tillë tashmë është bërë, me Rangncik, që do të merrte edhe drejtimin e skuadrës, por edhe pozitën e drejtorit sportiv.
Por, është Kicker që raporton që negociatat mes palëve janë ndërprerë, gjë e cila lë të kuptohet se një marrëveshje e re do t’i ofrohet trajnerit aktual, Pioli.
Milan janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Serie A, duke i fituar gjashtë prej tyre./Lajmi.net/






















