Connect with us

Sport

Arteta këshillon Ozilin dhe Guendouzin: Bëhuni si Granit Xhaka!

Publikuar

Kjo dyshe vazhdon të mos shfrytëzohet nga trajneri Arteta, i cili po shijon një ringjallje të Arsenalit, duke marrë gjashtë fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Kjo seri e rezultateve përfshinë edhe dy fitoret e fundit, kundër Liverpool dhe Manchester City.

Që nga ardhja e Artetas, një lojtar që ka shkëlqyer ka qenë Granit Xhaka , i cili ishte veç i larguar nga Arsenal, sa kjo skuadër drejtohej nga Unai Emery.

“Sfida me Granitin ishte që ta bindja atë që këtu kishte akoma një vend, se unë kisha të madh tek ai dhe se gjërat mund të rregullohen shumë shpejt”, ka deklaruar Arteta, përcjell lajmi.net.

“Ai duhej të dërgonte mesazhet e duhura. Para se gjithash, ai duhet të besonte se ai mund ta bënte këtë, dhe nëse do të ishte kështu, ne do të mbështesnim atë gjatë gjithë rrugës”.

“Jam shumë i lumtur që dëgjoj dhe kuptoj reagimin e tifozëve ndaj tij, mendoj se ata mund të vlerësojnë atë që ai ka bërë”.

“Ai është një shembull vërtetë i mirë për çdo lojtar që është në një moment të vështirë, se nëse jeni të gatshëm, të qëndrueshëm dhe që më të vërtetë dëshironi ta bëni atë në përgjithësi, mendoj se ka gjithmonë një mënyrë për t’u kthyer mbrapa”./Lajmi.net/