Sport
“Man Utd ka nevojë për tre futbollistë”

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një rritje të madhe në vitin 2020, dhe në këtë pikë qëndrojnë me 19 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.
Me fitoren 2:0 kundër Crystal Palace, Manchester United ka rritur vazhdimësinë e rezultateve të mira, me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që po vazhdon të jetë një arrë e fortë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Unë ende mendoj se ne jemi larg City dhe Liverpool me dy ose tre lojtarë”, ka deklaruar Giggs, përcjell lajmi.net.
“Por Ole ka bërë mirë, shumë mirë në dy afatet e transferimeve që ai kishte”.
“Karaktere të mira janë duke ardhur. Ju e shini Bruno Fernandes, ai duket si një lider, ai duket si karakter. Harry Maguire, ai është kapiteni i tyre”.
“Ata janë duke lëvizuar sigurisht në drejtim të duhur. Por, unë ende mendoj se ne kemi nevojë për dy apo tre lojtarë”./Lajmi.net/


















