Connect with us

Kosovë

Albin Kurti: Për bashkim kombëtar nuk duhet një luftë e tretë botërore

Publikuar

më

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për “Real Story” në “News 24” duke folur për idenë e bashkimit kombëtar të shpalosur nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se Shqipëria e Kosova nuk do të bëjnë Luftë të Tretë Botërore për t’u bashkuar.

Kurti theksoi se bashkimi do të vijë me hapa procedurialë, duke thënë se Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër nenit të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se Kosova nuk mund t’i bashkohet asnjë shteti tjetër.

Albin Kurti: Ne kemi thënë se sapo të vijmë në qeveri do të luftojmë korrupsionin, do të jemi në kuadër të institucioneve sa më të mira të Republikës së Kosovës. Ne vazhdojmë të kritikojmë nenin 1.3 të Republikës së Kosovës, ku nuk i lejohet të bashkohet me Shqipërinë. Ne nuk duhet që të vazhdojmë luftën e Tretë Botërore për t’u bashkuar me Shqipërinë. Kjo gjë do të vijë me kohën. Bashkimi kombëtar dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova të bashkuara i bëjnë mirë edhe BE. Shqiptarët kanë qenë të ndarë historikisht, me Perandorinë Osmane, me ish-Jugosllavinë, e ka ardhur koha të bashkohen në konstruksionin e Bashkimit Europian.

Politikanët e Kosovës nuk kanë folur me një zë dhe kjo ka bërë që Serbia të hyjë brenda Kosovës. Ne duhet të jemi bashkë kundër Serbisë, nuk jam kundër dialogut në parim, por jam kundër dialogut pa parime. Dialog po para zgjedhjeve në Serbi, por marrëveshja duhet bërë me kohën, se kemi çështje të hapura. Ne iu bëjmë ballë marrëveshjeve të këqija. Unë besoj se me Serbinë duhen diskutuar nga borxhi i Kosovës e deri te njohja e Kosovës duke ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, për të njohur Kosovën. Kushtetuta e Serbisë thotë në Kushtetutë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe është absurde.

Lajme9 minutes ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe19 minutes ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni1 hour ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri2 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri5 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë6 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni7 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri10 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme10 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK