Kosovë
Para andej, para këndej: Çka parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan në lexim të parë Projektligjin 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020 duke i bërë një shërbim të rëndësishëm vendit. 67 sosh votuan për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Paratë e ndara për ndihma ndaj punëtorët (Pakoja Emergjente Fiskale) kishte mbetur peng i mos-rishikimit të buxhetit, ashtu siç kishin mbetur edhe ndihmat për qiratë e bizneseve dhe masat e tjera të ndara për të reduktuar humbjet ekonomike nga pandemia Covid-19.
Ministria e Financave ka deklaruar se menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes në fuqi të tij hapet mundësia për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit e Pakos Emergjente.
Vonesa e deritashme ishte kritikuar ashpër, sidomos nga Safet Gërxhaliu, ish kreu i Odës Ekonomike Kosovare, shkruan Periskopi.
Projektligji i rishikuar i parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, me totalishin e shpenzimeve që mbërrin në 2 miliardë e 620 milionë.
Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria ka krijuar edhe fondin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
600 milionë euro do të ndahen nga buxheti për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë, dhe fondi do t’i ketë 385 milionë euro.
Sipas Programit të Qeverisë 2020-2023, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite. Kryeministri Hoti kishte premtuar 1 miliard e 500 milionë për këtë periudhë kohore. /Periskopi


















