Connect with us

Lajme

“S’ kanë këllqe të më nxjerrin fajtor”/ Tahiri flet pas vendimit: Qesharak!

Publikuar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë pak minutra më parë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri i cili akuzohej për tre vepra penale të rënda është dënuar me 3.5 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’ duke u rrëzuar akuzat për trafik droge.

Gjatë daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tahiri ka zgjedhur të ironizojë gjykatësit për vendimin e tyre të cilin e ka cilësuar qesharak.

‘Presim deri nesër sepse edhe unë më duhet ta kuptoj këtë që ndodhi. Gjykata më quajti fajtor mua për ‘Shpërdorim detyre’ pse disa kushërinj të mi përdorën emrin tim. Unë jam shumë kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha nuk je kriminal, por më tha që ca kushërinj të tu përdorën emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën për të rilexuar një vendim qesharak. Do ishte më fisnike që ata të më dënonin për trafik droge’-tha Tahiri.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK