Sport
E dhimbshme: Vritet vëllai i Serge Aurier – ngjarja ndodhi në rrugët e qytetit të Toulouse

Lajmet e fundit nga Franca kanë shokuar edhe botën e futbollit, sidomos yllin e Tottenham Hotspur, Serge Aurier.
Raportime nga ‘LePoint’ në Francë bëjnë të ditur se vëllai i Serge Aurier, Christopher, është vrarë në rrugëte Toulouse, transmeton lajmi.net.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur mbrëmë dhe policia janë akoma në ndjekje të vrasësit.
Lojtari i Tottenham nuk ka reaguar akoma dhe lajmi nuk qëndron i konfirmuar nga ai. /Lajmi.net/






















