Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Fitorja e VV-LDK nuk është formula më e mirë e ndryshimit, kam dyshime për Albin Kurtin

Publikuar

Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj koalicioni qeverisës VV dhe LKD nuk është më i miri i mundshëm.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, dhene mbrëmjen e 17 tetorit në RTV Ora,  Haradinaj pohon se ka dyshimet e tij për Albin Kurtin.

Pjesë nga intervista: 

Ramush Haradinaj: Kjo nuk është formula më e mirë e ndryshimit, kjo që po ndodh tani me një qeveri Vetëvendosje-LDK. Por mendoj që sovrani ka vendosur për ndryshim. Mendoj që duhet t’ia japim shansin për të parë ndryshimin pasi sipas bindjes së tij duhet që t’i japim shansin për ta parë në punë. Unë kam dyshimet e mia se zoti Kurti nuk është ai që paraqitet në opinion. Nga ajo që shoh unë, ka një nivel të lartë intelektual, një njeri që di të përshtatë mirë qëllimet. Prej kohësh si qëllim të parë ka ardhjen në pushtet.

Artur Zheji: Pra Albin Kurti ka ambicie për të ardhur në pushtet?

Ramush Haradinaj: Ai i është dedikuar plotësisht ardhjes në pushtet, edhe përshtatshmërisë se si të vijë në pushtet. Kam një pikëpyetje që dua ta shohë, se për çfarë do ta shfrytëzojë ardhjen në pushtet. Nëse do ta shfrytëzojë për punë të mira për vendin atëherë është në rregull.

Artur Zheji: Kush janë punët e mira për vendin?

Ramush Haradinaj: Duhet të mbrojë Kosovën e 17 shkurtit, pasi ende është e rrezikuar nga axhendat e gabuara. Duhet t’i rikthehet zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit ligjor. Sa i përket bashkimit kombëtar nuk duhet të flasë, por duhet të punojë. E urrej që bashkimin ne e kemi kthyer në folklor. Kam përshtypjen se nëse ai kthen fuqinë ekonomike të Serbisë në Kosovë, i kthen maunet, bën një gabim të madh. 

Artur Zheji: Pra do të heqë taksën 100% pasi e ka deklaruar që do ta heqë atë.

Ramush Haradinaj: Nëse ai e heq atë atëherë ai do të bëjë një gabim shumë të madh.

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK