Sport
Prishtina i thotë ‘lamtumirë’ titullit, Drita merr pikë të artë në ‘Fadil Vokrri’

Takimi përfundoi baras 1:1, me mysafirët që ‘fitojnë’ më shumë nga ky barazim.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi qysh në fillim të takimit, kur Endrit Krasniqi (6’) realizoi një gol të bukur.
20 minutat e para të sfidës ishin thjesht fantastike, me të dyja skuadrat që kishin rastet e tyre. Më pas, intensiteti i lojës ra.
Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, por një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën gjilanase. Ishte Astrit Fazliu (80’) që baraspeshoi rezultatin dhe i dha një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Drita vijon të mbetet në vendin e parë me 65 pikë, kurse Prishtina me këtë barazim mund të jetë jashtë garës për titull, teksa tubon 58 pikë në pozitën e katërt. /Lajmi.net/






















