Kosovë
Bytyçi: Osmani ka po aq përgjegjësi sa edhe faj për situatën e krijuar në Kuvend

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj për pak ka qenë duke shkaktuar konflikt fizik me kryetaren e Kuvendit të Ksoovës, Vjosa Osmani.
Bytyçi thotë se Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në nivelin me të ulët që nga pas lufta.
Shkrimi i plotë:
Nga gjuha denigruese, e deri tek fyerjet e kërcënimet, Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë në nivelin me të ulët që nga pas lufta.
Seancat nuk mbahen kur duhet, për agjendën legjislative mos të flas, subjekt i seancës janë teket personale e agjenda të ulëta.
Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga partia opozitare PDK, së tjerat parti janë në luftë më të gjithë për të vërtetën e tyre, por jo për të vërtetën e qytetarëve.
Çdo ditë rreth 200 raste të reja me koronavirus, në ma pak së 4 ditë gati 20 vdekje. Ndërsa ekonomia e Kosovës është drejt kolapsit total. Dhe në momentin që pritet votimi i buxhetit, që përsëri është bërë i mundur për shkak të PDK-së, seance ndërpritet me skena që na turpërojnë të gjithë.
Nuk mbahet mend që me një legjislaturë është fyer e denigruar kaq shumë, e është punuar aq pak.
Kryeparlamentarja Osmani ka po aq përgjegjësi sa edhe faj për situatën e krijuar në institucionin që ajo udhëheq, përderisa nuk kam nevojë të ceki se çfarëdo sulmi brenda dhe jashtë këtij institucioni është i papranueshëm edhe duhet të dënohet njëzëri nga të gjithë.




















