Connect with us

Sport

Werder Bremen: Rashica nuk do të jetë me ne sezonin tjetër

Publikuar

Vetë skuadra gjermane ka konfirmuar një gjë të tillë, përmes drejtorit të tyre sportiv, Frank Baumann.

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka deklaruar Baumann, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e Rashicës pritet të jetë në Bundesligë, ku interesim ka shprehur te RB Leipzig, ndërsa ditëve të fundit në garë ka hyrë edhe Milan.

Rashica këtë sezon në Bundesligë ka shënuar tetë gola./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK