Lajme
SPB Tetovë: Ata që shkruajnë grafite politike do të sanksionohen

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë përmes një kumtese për mediat ka paraljmëruar personat që shkruajnë grafite nëpër vende publike dhe që përcjellin mesazhe politike, apo që kanë qëllim të nxisin urrejtje nëretnike dhe mesazhe të tjera, janë në kundërshtim me ligjin dhe si të tilla do të sanksionohen, përcjell in7.
Njoftimi i plotë i SPB Tetovë:
Këtyre ditëve në Tetovë, Gostivar dhe në vendet tjera të këtij rajoni, janë duke u raportuar për grafite të shkruara në objekte të ndryshme, në të shumtën e rasteve me mesazhe politike, ndëretinike dhe përmbajtje tjera. Shkrimet e grafiteve më të shumtën e rasteve ndodhin në orët e vona të natës, nëpër trafostacione, mbikalime, ura dhe objekte tjera publike ose nëpër objekte zyrtare, përmendore, përkujtimore dhe tjera.
Për këtë arsye, Sektori i punëve të brendshme Tetovë edhe një herë rikujton, gjegjësishtë paralajmëron se shkruarja e grfiteve me përmbajtje poshtruese dhe vulgare nëpër vende dhe objekte publike, është në kundërshtim të Ligjit për higjienë publike, gjithashtu edhe ngjitja dhe grisja e afisheve, dukuri që më shumë apo më pak ende janë przente në këtë rajon. Krahas kësaj nvarësisht nga lloji apo sipërvaqja e dëmtuar, ose dëmtimi i përkujtimoreve, paraqet edhe shkelje kundër qetësisë dhe rendit publik, për të cilën janë paraparë gjoba prej 1500 deri 2000 euro, në kundërvlerë të denarit.
Në qoftëse Grafitet, gjrgjësishtë mesazhet që transmetojnë ato, shkaktojnë urejtje nacionale, racore apo fetare dhe shkaktojnë përçarje dhe padurim, shkruajtësite e tyre do të ballafaqohen me përgjeqësi penale (sipas nenit 319 nga kodi Penal I RMV-së).
Për këtë shkak, Sektori i punëve të brendshme Tetovë, përsëri apelon kryesisht deri tek të rijtë, ti evitojn shkrimet e grafiteve dhe dëmtime të objekteve publike, si dhe përkujtimoreve kulturore dhe historike, për arsye se në këtë mënyrë jo vetëm se shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, por mundë të shkaktojnë edhe dukuri tjera të padëshiruara.


















