Connect with us

Sport

FC Prishtina paralajmëron tërheqjen nga garat e Superligës së Kosovës

Publikuar

Ky reagim i klubit nga kryeqyteti vjen menjëherë pas ndeshjes kundër Gjilanit ku Prishtina humbi me rezultat 2:1, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të ndeshjes në fushën e gjelbër ndërhyri edhe policia pas tollovisë së krijuar nga të dyja skuadrat.

Në këtë incident është përdorur edhe sprej i kuq në drejtim të trajnerit të FC Prishtinës, Armend Dallku.

Dallku para gazetarëve tha se është gjynah se çfarë ka ndodhur në këtë ndeshje.

“Djersa e futbollistëve po hedhet poshtë. Policia pa nevojë më hodhi sprej, nuk e di arsyen”, ka deklaruar Dallku, përcjell lajmi.net.

“Është gjynah çfarë ka ndodhur, çka ju kanë bërë djemve. Marre ju qoftë”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK