Connect with us

Lajme

Menduh Thaçi: Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë, mund të ketë vetëm luftë

Publikuar

Lideri i PDHS-së Menduh Thaçi në emisionin “Debatet zgjedhore” foli për shumë gjëra por edhe për idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptar. Ai tha se kandidatura e Naser Ziberit është iluzion dhe gënjeshtër e BDI-së. Thaçi madje tha se kandidati për kryeministër shqiptarë është i vdekur politikisht.

Menduh Thaçi: Unë personalisht që kandidoj për zv/kryeministër.

Fatmir Aliu: E pranoj Naser Ziberin kryeministër.

Menduh Thaçi: Jo e pranoj që të dal në debat. Mos bëj kësisoj shakash. Naseri është i vdekur politikisht Alija luan mastrapalla me të.

Thaçi madje shtoi se qytetarët edhe nëse duan ta votojnë Ziberin, nuk kanë ku ta bëjnë atë sepse Ziberi nuk figuron në listat zgjedhore.

“Ju e keni dëgjuar Naser Ziberi që thotë se më votojnë shqiptarët , maqedonasit dhe nuk është diçka që mund të bëhet dhe kjo kandidaturë ka edhe një mangësi ku e ka emrin Naser Ziberi për ta votuar, ata që duan ta votojnë Naser Ziberin nuk kanë ku të votojnë nuk e ka emrin askund dhe kjo është fshehje e Ali Ahmetit për shkak të  të gjithë të bërave dhe të pabërave për 18 vite që ai të mos jetë temë e diskutimit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në pyetjen a mund të ketë Qeveri pa shqiptarët, Thaçi tha se pa shqiptarët mund të ketë vetëm luftë.

Menduh Thaçi: Rri te Ali AHmeti ku thotë se ne jemi parti e integrimit ndërsa 20 vite mbas bëhet parti nacionaliste, një manipulues i dorës parë që provokon një situatë.

Fatmir Aliu: Do të thotë ju po thoni se ka qeveri pa shqiptarët?

Menduh Thaçi: Jo prit, nuk ma latë ta përfundoj, Qeveri pa shqiptarë nuk ka, mund të ketë luftë.”

Thaçi në emision foli për programin zgjedhor të PDSH-së, investimet dhe buxhetin e shtetit si dhe për kërcënimet e tij që ka pasur. Megjithatë nuk deshi të flasë me emra, sepse siç tha rasti është nën hetime./TV21/

Lajme44 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni1 hour ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri2 hours ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme3 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme7 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri7 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme8 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK