Connect with us

Kosovë

Vet-aksidentohet me traktor, humb jetën një person nga Rahoveci

Publikuar

Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit ka humbur jetën aksidentalisht një person, i cili ishte duke drejtuar traktorin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai ka pësuar vet-aksident, raporton Periskopi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin kishte pësuar vet-aksident. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK’së./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK