Connect with us

Lajme

Vjeshta sjell rrezikun e madh për Maqedoninë, ja kush e paralajmëron

Publikuar

Vjeshta absolutisht është periudhë shumë e rrezikshme, jo vetëm për neve, por edhe për të gjitha vendet e rajonit dhe botës.

Duhet të jemi absolutisht të vetëdijshëm të gjithë, se nëse nuk i respektojmë masat dhe ka shpërndarje të rritur të virusit dhe numër më të madh të pacientëve, do të vendosen masa restriktive, deklaroi ministri Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të hapen kopshtet dhe shkollat.

“Muajt e vjeshtës personalisht vlerësoj se do të jenë rrezik i madh për përkeqësim të situatës me atë që hapja e kopshteve, shkollave dhe përsëri komunikimi më i madh mes të rinjve është rrezik shtesë dhe për këtë edhe janë këto përgatitje, të shtretërve shtesë, jashtë kapaciteteve të tanishme spitalore”, deklaroi Filipçe.

NA NDIQ NË FACEBOOK