Connect with us

Kosovë

Sondazhi: 29 për qind e qytetarëve nuk besojnë që Covid-19 është real dhe duhet të merret seriozisht

Publikuar

Kryeministri Hoti gjatë ditës së sotme deklaroi se sipas vlerësimeve rreth 30 për qind e qytetarëve nuk besonin që ekzistonte rrezik real nga Covid-19. Periskopi bëri një sondazh në faqen e saj për ta vërtetuar një gjë të tillë. 

Në pyetjen e shtruar “A besoni që rreziku nga koronavirusi është real dhe duhet të merret seriozisht?” morën pjesë rreth 1 mijë e 100 lexues deri tash për dy orë.

71 për qind prej tyre besojnë që rreziku është real ndërsa 29 për qind nuk besojnë që rreziku nga Covid-19 është real dhe që pandemia duhet të trajtohet seriozisht.

Kjo është një shifër alarmante që përputhet me vlerësimet së cilave iu referohej kryeministri Hoti.

Për të bindur qytetarët mbi rrezikun e kësaj sëmundjeje, ai tha se do të bënte reportazhe nga Klinika Infektive duke treguar vuajtjen e pacientëve të sëmurë rëndë nga ky virus. /Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK