Uncategorized
Gazi Baba rreshtohet fuqishëm pas Kastriot Rexhepit

Lagjaja Gazi Babë në Komunën e Çairit është rreshtuar fuqishëm pas kandidatit për deputet nga koalicioni Mundemi, Kastriot Rexhepi.
Sipas asaj që shihet në terren, lagja Gazi Babë e cila deri dje ishte bastion i fuqishëm i BDI-së tashmë ka kaluar komplet në Lëvizjen Besa.
Ndërkohë edhe aktivitietet e eksponentëve të kësaj partie si Kastriot Rexhepi e Arajnit Hoxha nuk kanë ndalur as edhe gjatë ditës së sotme ku së bashku me kryetarin e Lëvizjes, Bilall Kasami vizituan Çairin ku prezantuan platformën e koalicionit.
Mandati i Kastriot Rexhepit duket tashmë i sigurt duke pasur parasysh faktin se edhe partneri i koalicionit LSDM ka bastion të pamposhtur njësinë zgjedhore numër 1./Zyrtar.net






















