Sport
Premierligë: Nëntë sulmues në garë për Këpucën e Artë

Por, një garë e ashpër po bëhet për Këpucën e Artë, me nëntë futbollistë që kanë gjasa reale për ta fituar atë.
Është Jamie Vardy i Leicester City që kryeson, më 19 gola të shënuara, dhe Danny Ings, me një gol më pak, renditet pas tij.
Pierre Emerick Aubameyang dhe Mohamed Salah me nga 17 gola, ndajnë pozitat tre dhe katër, ndërsa renditja vazhdon me Sergio Agueron, që ka shënuar 16 gola.
Raul Jimenz dhe Sadio Mane kanë shënuar nga 15 gola, ndërsa Anthony Martial dhe Marcus Rashford, nga 14.
Renditja e golashënuesve duket si në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/























