Kosovë
Cakaj takon Grenellin në Uashington: S’ka marrëveshje të fshehtë, s’ka ndarje të Kosovës, s’ka shkëmbim territoresh

Diplomati shqiptar Gent Cakaj, ka takuar në Uashington ambasadorin Richard Grenell.
Ai shkruan se ‘nuk ka marrëveshje të fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë, as ndarje të Kosovës e as shkëmbime terrirotesh”.
Cakaj njofton:
Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS




















