Connect with us

Sport

Klopp mbajti premtimin e dhënë para 4 viteve, Liverpool feston sot titullin

Publikuar

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, është njeriu meritor që Liverpool sonte po feston titullin e kampionit në Premierligë.

Pas humbjes së Manchester City ndaj Chelsea, ‘Reds’ edhe matematikisht janë kampionët e Premierligës.

Ky titull vjen pas 30 viteve pritje, dhe është i 19-ti në futbollin elitar anglez për Liverpool, dhe i pari në versionin e Premierligës.

Por, ky titull, anash lojtarëve, është meritë e madhe, ose më e madhja, e trajnerit Jurgen Klopp. Ai para katër viteve premtonte një gjë të tillë.

“Mendoj se nëse do të jem i ulur këtu edhe pas 4 viteve, deri atëherë ne do të kemi një titull ”, thoshte Klopp 4 vite më parë, transmeton lajmi.net.

Liverpool në këto 4 vite pati dështime, por asnjëherë nuk u dorëzua. Ata ishin afër Premierligës vitin e kaluar, por dështuan me vetëm një pikë më pak se City. Po atë sezon, ‘Reds’ fitonin Ligën e Kampionëve.

Këtë edicion, Liverpool i Klopp e filloi me ritmin më të lartë të mundshëm. Ata tashmë janë 23 pikë përpara, me shtatë xhiro të mbetura. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK