Connect with us

Sport

Vazhdojnë problemet mes Ndombele dhe Mourinho, lojtari nuk do të luajë më nën urdhrat e tij

Publikuar

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, duket se nuk po arrin që të mbajë si duhet situatën brenda skuadrës së tij.

Portugezi thuhet të ketë humbur krejtësisht raportet me mesfushorin francez, Tanguy Ndombele.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, lojtari i ka bërë me dije trajnerit të tij se nuk do të luajë më nën urdhrat e tij, transmeton lajmi.net.

Ndombele nuk ka pasur kohë aspak të mirë me ‘Special One’, dhe tash e disa kohë flitet për zbehje të raporteve mes tyre.

Lojtari lidhej më parë edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona. Mbetet të shihet nëse ngjarjet e fundit do të ndikojnë në të ardhmen e tij me Spurs. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK