Sport
‘El Clasico’ jashtë fushave të blerta, Fabian Ruiz targeti i Barcës dhe Real Madridit

Ylli i Napolit dhe kombëtares së Spanjës, Fabian Ruiz, është lojtari që do t’i vë në duel direkt Barcelonën dhe Real Madridin.
23 vjeçari ka pasur paraqitje fenomenale si me skuadrën e Napoli, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës U21.
Paraqitjet e tij kanë bërë që të dy gjigantët e La Liga të vihen në ndjekje të tij, transmeton lajmi.net.
Spanjolli ka avancuar shumë si lojtar që kur iu bashkua Napolit, nga Real Betis, për shumën e 30 milionë eurove asokohe.
Napoli po mendon për një rinovim kontrate me spanjollin dhe synon t’i vendos klauzolë prej 100 milionë eurove.
Kjo shifër do t’i vështirësonte shumë punët për transferimin e tij, mirëpo Barca dhe Reali janë të vendosura të zhvillojnë betejë të ashpër në merkato, për yllin e Napolit. /Lajmi.net/

















