Connect with us

Sport

Gravina: Nuk ka spektakël pa tifozë

Publikuar

Sporti ka filluar të rikthehet në normalitet sa i përket zhvillimit të garave, por jo edhe në tribunat e stadiumeve.

Janë tifozët ata që po i mungojnë sportit dhe për një gjë të tillë pajtohet edhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i cili thotë se ndeshje pa tifozë janë ‘gjysmë-spektakël’.

“Unë duhet të them se pa tifozët, është gjysmë-spektakli”, ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.

“Stadiumet do të rihapen sapo ne të jemi të mbrojtur nga virusi, falë vaksinës”, shtoi presidenti i FIGC.

Vaksina kundër Covid-19 nuk është zbuluar akoma. Duket se tifozët në Itali nuk do të kthehen në stadiume derisa një e tillë të zbulohet. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK