Connect with us

Sport

Tottenham 1:1 Man Utd, notat e lojtarëve

Publikuar

Derbi i xhiros së 30-të në Premierligë, i luajtur mes Tottenham dhe Manchester United, nuk ka treguar fitues.

Në një ndeshje ku vendimtar ishte VAR-i, Spurs dhe United janë ndarë me nga një pikë, përkundër shumë rasteve të krijuara për gol nga të dy skuadrat.

Golat e Steven Bergwijn dhe Bruno Fernandes vendosën fatin e takimit dhe rezultatin final 1:1, shkruan lajmi.net.

Paraqitje të mirë pati edhe portieri i Tottenham, Hugo Lloris, i cili regjistroi disa pritje fenomenale.

Lloris u vlerësua me 7.2, kurse notën më të lartë sipas ‘WhoScored’ e pati Bruno Fernandes (7.8).

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e ‘WhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje. /Lajmi.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK