Connect with us

Sport

Lojtarët e Fiorentinës pajtohen për reduktim në paga

Publikuar

Fiorentina edhe zyrtarisht është pajtuar me lojtarët e saj për një reduktim në paga, transmeton lajmi.net.

Kjo do të bëhet në mënyrë që skuadra të mbijetojë më lehtë nga kriza ekonomike që pasohet nga pandemia Covid-19.

Izolimi tre mujor tashmë ka mbaruar dhe Serie A do të rifillojë këtë vikend, por ndeshjet luhen me dyer të mbyllura, pa tifozë.

Kjo do të bëjë që skuadrat të përballen me humbje të mëdha, megjithatë marrëveshjet për paga do të jenë ndihmë e madhe për ‘Violan’.

Para Fiorentinës, marrëveshje të tilla kanë arritur edhe skuadra të tjera të Serie A, por edhe të ligave tjera evropiane. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK