Sport
Fjalët e para të Ismet Munishit pas kalimit të Ballkanit në finale të Kupës së Kosovës

Skuadra nga Suhareka, me barazimin 1:1 ndaj Feronikelit në ‘Rexhep Rexhepi’, siguroi për herë të parë në histori të klubit finalen e Kupës së Kosovës.
“Jam i kënaqur me lojtarët, kemi ende për t’u përmirësuar, kemi pasur një kundërshtar shumë të vështirë”, ka deklaruar Munishi, përcjell lajmi.net.
“Kemi qenë të motivuar, jemi për herë të parë në finale, urime për Suharekën, tifozët, lojtarët për angazhimin, të presim finalen”.
Trajneri tutje ka shtuar se ky rezultat do t’i ndihmojë skuadër për të rikthyer vetëbesimin, gjë që u ka munguar në ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, ku kanë regjistruar dy barazime 0-0./Lajmi.net/






















